Zjarr në një ndërtesë të braktisur në Romë. Një nga banorët e ndërtesës së braktisur në Via Cesare Tallone, në zonën e Collatina-s, në periferi të Romës, është dërguar në spital pasi u plagos gjatë përpjekjeve për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë godinën në orët e mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat evakuuan menjëherë personat që ndodheshin brenda ndërtesës së zënë. Operacionet për shuarjen e zjarrit janë ende në zhvillim.

Shkaku i shpërthimit të flakëve nuk është përcaktuar ende, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: