Debate në komisionin e Burimeve Natyrore. Përfaqësuesit e maxhorancës, kanë debatuar me deputetët demokratë, ndërkohë që kjo ka sjellë ndërprerjen e punimeve.

Kujtojmë se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk u paraqit në këtë komision, duke iu shmangur kështu përballjes me opozitën.

“Po të flisja për procedurë do flisja për kontrollet te shtëpia jote, por nuk po flas për atë. Ka dalë SPAK te shpia jote në Vala Mar, ta tregoj… Balluku do duhet të vijë të raportojë në Komision”, i tha Bardhi deputetit të PS Klevis Jahaj.

DEBATI
Gazment Bardhi: Në komisione marrin pjesë ministrja, jo zv ministra.
Nëse nuk vjen të japë llogari në komision do të japë në SPAK.

Projektbuxheti ka një procedurë të veçantë se si kalohet në komisione, kërkon domosdoshmërisht prezencën e ministrit përgjegjës. Sot duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do i japim kësaj ministrie. Ministrja duhet të ishte këtu të na bindte si mund t’i besojmë kur është nënë hetim nga SPAK. Për ne është shumë e rëndë dhe jo e zakontë. Nuk ka pse ministrja sillet siç sillet çdo njeri që shkel ligjin por duhet të vijë të japë llogari ndërkohë që ndaj saj ka një akuzë konkrete që paratë e dhëna nga buxheti nuk dihen ku kanë përfunduar,.
Nëse ka turp të vijë të përballet është çështje e saj personale, ne po e kërkojmë për çështje institucionale. Fshihet si kriminele Anila

Demo: Nderpritet seanca, deri sa të vihet rregulli
Balliu: për ca e ndërpret ti seancën?
Deno: Deri sa të vihet rregull

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: