Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike trelativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes.

Po ashtu, era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s. Ndërkohë Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: