Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga monumenti i Azem Hajdarit në Qytet Studenti, ka kujtuar protestën e Dhjetorit që solli demokracinë në vend.
Në ditën e shënuar të Rinisë, Berisha vlerësoi figurën e Azem Hajdarit, që e cilësoi si tribun të lirisë.
“Një përshëndetje për ju, për të gjithë ata që luajtën rol të jashtëzakonshëm në dhjetor të vitit 1990, në historinë e lëvizjes së shqiptarëve. Të dashur deputetë, të pranishëm, qytetarë/e një përshëndetje të përzemërt. Si sot 235 vite më parë, më 8 dhjetor të vitit 1990, studentë të Tiranës dhe të shkollave të tjera, të udhëhequr nga tribuni i Lirisë, Azem Hajdari. Si uragan i vërtetë, kjo protestë ndau epokat. Ata u ngritën me guxim të jashtëzakonshëm në Tiranë, në lëvizjen studentore, për të përmbysur diktaturën më të egër në Europë. Azem Hajdari, tribun i lirisë, dhe studentë të tjerë, ishin heronj. Ata dolën në rrugët e Tiranës, të vetëm, të braktisur nga shqiptarët, nga Europa, në tërësi. Protestat e guximshme u ndërmorën në të gjitha qytetet. Lëvizja Studentore është vepër e pavdekshme. Azem ti je gjallë!”, tha Berisha.
