Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me përplasje të dhunshme, teksa deputetët e opozitës “pushtuan” vendet e ministrave.

Ata ndezën edhe flakadanë, ndërsa drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi hodhën shishe uji dhe sende të tjera.

Gjithashtu, deputetët e PD mbanin edhe pankarta ironizuese për zv/kryeministren Belinda Balluku ku shkruhej “O Bela Ciao”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Opozita protestoi sot në Kuvend duke kërkuar që numri  i 2 qeverisë të shkojë para drejtësisë për akuzat e ngritura nga SPAK, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka marrë në mbrojtje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb