Teksa salla e Kuvendit ishte përfshirë nga tensione të forta, jashtë godinës ra një zjarr.

Siç shihet nga pamjet, kutia e fibrave të transmetimit është përfshirë nga flakët duke bërë që televizioneve t’iu shkëputej sinjali i transmetimit live nga salla e Kuvendit. Ndërkohë, punonjësit e Kuvendit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Sakaq, deputeti Gazment Bardhi u shpreh: “Ju ka marrë zjarr godina jashtë”.

Në videon e siguruar nga News24 dhe BalkanWeb shihet momenti kur shpërthen zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga disa pjesë të mbetura flakadanësh që kanë rënë nga dritaret. Ende nuk dihet nëse këto flakadanë janë hedhur nga Garda e Republikës apo nga deputetët, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: