Deklarata gati shokuese ka bërë sot Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait të tij dhe gruas së këtij të fundit, ngjarje që tronditi opinionin publik në gusht të 2020.

Në një rrëfim pas hekurave për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, Muskurti, i cili është dënuar me burg përjetë deklaroi se për 6-8 muaj ishte në shok dhe s’e dinte që i kishte vrarë, ndërsa shtoi se fliste me vëllanë dhe kunatën në telefon, pasi ata ishin emigrantë në Itali. Ai tha se ndihej i penduar për krimin, por tha se nuk mbante mënd gjë nga ajo ditë.

“Atë ditë unë mbaj mend që më vjen një fletëthirrje nga një gjykatë ku thuhet; Dritan Muskurti kërkon urdhër-mbrojtjeje ndaj teje. E kam në dosje, mamaja ime jua jep fletëthirrjen, e cila ishte me spec. Unë nuk mbaj mend asgjë. Mora fletë-thirrjen dhe thashë: Si ka mundësi që ky individ të marrë fletëthirrje nga unë, kur e futa në rrugën e drejtë, të moralit, i dhashë të ardhme. Kur e pash veten në spital. Kam lexuar letrat, por nuk mbaj mend asgjë! Nuk mbaj mend asgjë. E kam pasur me leje armën. E kisha në kasafortë, se merrja kurrë me vete, e mbaja në shtëpi. Ma kanë sjellë punëtorët me foto fletëthirrjen. Arma duhet të jetë në kasafortë akoma!

Nuk mbaj mend gjë. Arma duhet të jetë në kasafortë. Mund t’i themi familjarëve që të shohin ta kontrollojnë. Unë në mos gaboj, kam 6-8 muaj që i them mamasë; s’po flas dot me vëllain dhe kunatën. Ata janë në Itali dhe ai punon në një lavazh makinash, gruaja e tij shet cigare. I thash mamasë; s’më del vëllai në telefon. I kam thënë mamasë; që dhe fëmijët s’po vinë që t’i takoj. Ça do hanë fëmijët e mi, çoja dhe atyre. Dy mbesat dhe nipi janë si fëmijët e mi. E kanë derën e hapur. Te unë nuk vinë që t’i përqafoj. Unë siç jua thash dhe më parë, kam lexuar letrat pas 6-7 muaj pasi kam qenë në spital dhe se besoj akoma. Jam shumë i penduar. Ndihem i penduar! Kam shumë padrejtësi! (Qan)”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: