Banorët që preken nga projekti TID i janë rikthyer protestave.

Paraditen e sotme ata kanë dalë përpara sheshit qendror të qytetit, duke kërkuar pezullimin e këtij projekti që e cilësojnë korruptiv.

Sipas tyre, qëllimi i vërtetë është i kullave në zonë, ndërsa akuza janë ngritur edhe ndaj kryetares së bashkisë, Emiriana Sako, lidhur me mënyrën e menaxhimit dhe transparencën e projektit.

Banorët kanë bërë të ditur se hapat e tyre të radhës përfshijnë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor në Këshillin Bashkiak, krijimin e një Forumi Këshillimor Vendor, si dhe firmosjen publike të një dokumenti drejtuar Albanian-American Development Foundation (AADF).

Ndërkohë, më herët, familjet e prekura i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të projektit TID, në pritje të një rishikimi të plotë të tij dhe të ndikimit që ka mbi zonën historike dhe banorët aktualë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb