Në botën e futbollit mbetet i përhershëm diskutimi se kush është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave. Revista angleze, “FourFourTwo” ka përditësuar klasifikimin me 100 lojtarët më të mirë në histori.
I pari në listët mbetet Lionel Messi, me legjendën argjentinase që ndiqet nga Pele dhe Maradona. Në vendin e katërt renditet C.Ronaldo.
Në këtë listë yjesh gjenden edhe Johann Cruyff në vendin e 5-të i ndjekur nga Zidane, Franz Beckenbauer, Alfredo Di Stefano, Ronaldo fenomeni dhe në vendin e 10-të George Best.
