Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan dhe rezultatet e analizave të 3 automjeteve të dyshuara se morën pjesë në pengmarrjen dhe vrasjen e Renis Dobrës nga fshati Zenisht i Matit.

Në materialet e publikuara gjatë emisionit, mësohet se Fation Bushgjokaj u kthye për të dorëzuar makinën tip ‘Range Rover’, këtë herë i vetëm, pa praninë e vëllait të tij Aleksandrit, më datë 10 Korrik duke kërkuar nga koncesionari heqjen e gps-it të makinës.

Ndërsa një ditë më pas ai u rikthye në pikën e dhënies me qira të makinave për të dorëzuar edhe automjetin tjetër të marrë po me qira me datë 5 Korrik, atë ‘Ëolksëagen’ Golf 7.

“Menjëherë sapo grupi hetues ra në kontakt të automjetit tip ‘Range Rover’, që dyshohej se ishte përfshirë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Renis Dobrës, makina u dërgua në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Aty ku iu nënshtrua disa ekspertimeve.

Ku midis provave materiale u gjetën dhe disa fije floku si edhe gjurmë papilare gishtash.

Apo edhe bidonë me ujë të konsumuar.

Si dhe një mbetje ngjyrë jeshile, për të cilën u vendos kryerja e ekspertimit kimik me qëllim përcaktimin e përbërjes së lëndës biologjike.

Po kështu akt-ekspertimit iu bashkua edhe makina ‘Ëolksëagen’ Golf 7,me targë AB 741 RB, ku gjatë kqyrjes u gjetën, një bidon plastik, një ngjitës transparent, fije floku të marra në sediljen e parë të pasagjerit, si dhe gjurmë gishtash”, thuhet në të dhënat e dosjes hetimore për vrasjen e Renis Dobrës.

Por po kaq shpejt grupi hetues ra edhe në gjurmët e automjetit ‘Hyundai’ Santa Fe, ngjyrë të bardhë, që kishte shoqëruar mbrëmjen e krimit përgjatë gjithë kohës automjetin tip ‘Range Rover’ të zi si edhe makinën e viktimës, Renis Dobra.

Automjeti ‘Mercedes Benz’ i drejtuar nga Renis Dobra, që pas nxjerrjes nga liqeni, nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.

Ku e vetmja dëshmi e mbetur në brendësi të tij ishin dokumentet e mjetit, karta e identitetit si dhe dëshmia e taksistit e shtetasit Rufat Dobra, babait të viktimës Renis Dobra,

Dokumente të cilat ndodheshin në pjesën e kroskotit të automjetit.

“Për llogari të hetimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti tip ‘Ranger Rover’, me targë AA 333 RM dhe automjeti tip ‘Ëolksëagen’ Golf 7, me targë AB 741 RB.

Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale praktikat e dhënies me qira të automjetit tip ‘Mercedes Benz GLK’, me targë AB 321 JC.

Si dhe automjeti tip’Hyundai’ Santa Fe, me targë AB 699 GH, me ngjyrë të bardhë dhe automjeti tip ‘Ëolksëagen Jetta’, me targë AB 478 TN, me ngjyrë të bardhë.

Automjete të marra me qira nga shtetasi Petrit Hoxha, i datëlindjes 10 Prill 1970”, thuhet në dosjen hetimore.

Ku gjatë marrjes në pyetje E. T, i cili është menaxheri i subjektit privat të dhënies me qira të mjeteve. tha se automjetin tip ‘Mercedes Benz GLK’, me targë AB 321 JC, automjetin tip ‘Hyundai’ Santa Fe, me targë AB 699 GH, me ngjyrë të bardhë dhe automjetin tip ‘Ëolksëagen’ Jetta, me targë AB 478 TN, me ngjyrë të bardhë, i ka marrë me qira shtetasi Petrit Hoxha, nga data 3 Korrik 2025 deri më datë 13 Korrik 2025.

Ku ky shtetas ka paraqitur dokumentet e identifikimit bashkëlidhur praktikës dhe ka plotësuar kontratën e qirasë sipas rregullave.

Petrit Hoxha një personazh jo i panjohur për opinionin publik por edhe për drejtësinë.

Pasi emri i tij fillimisht është përmendur në vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari.

Hoxha që mban edhe mbiemrin Çakraj, që sipas dëshmisë së dhënë nga përfaqësuesi i sallonit të makinave, fillimisht ka marrë me qira automjetin tip ‘Mercedes Benz GLK’, me targë AB 321 JC.

Automjet që e ka marrë me qira me datë 3 Korrik 2025.

Por që vetëm 5 ditë më pas, më datë 8 Korrik 2025, ai është kthyer sërish në sallon.

Këtë herë për të ndërruar automjetin ‘Mercedes Benz’ me një automjet tip ‘Hyundai’ Santa Fe, ngjyrë të bardhë.

Data 8 Korrik që përkon pikërisht me mbrëmjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës.

Ku një nga makinat që shoqëron atë të viktimës është pikërisht ‘Hyundai’ Santa Fe, i bardhë, i marrë me qira nga Petrit Hoxha.

Petrit Hoxha i cili vetëm një ditë pasi ka marrë me qira automjetin tip ‘Hyundai’, kthehet edhe njëherë në sallonin e makinave, për ta ndërruar sërish këtë makinë me një automjet tjetër ‘Ëolksëagen Jeta’

“Më datë 8 Korrik 2025, Petrit Hoxha është paraqitur në pikën e makinave me qira dhe ka kërkuar që të ndërrojë automjetin ‘Mercedes Benz GLK’ që kishte marrë me qira më datë 5 korrik, me një tjetër automjet ‘Hyundai’ Santa Fe, ngjyrë të bardhë”, thuhet në dosjen hetimore.

Vetëm një ditë më pas, më datë 9 Korrik 2025, në orën 00.45, ai e ka dorëzuar këtë makinë dhe ka kërkuar ta ndërrojë me një automjet tip ‘Ëolksëagen’ Jetta, me targë AB 478 TN, me ngjyrë të bardhë.

Vetë përfaqësuesi i pikës së dhënies së makinave me qira, tha për grupin hetues se Petrit Hoxha ishte një klient i rregullt në sallonin e tyre.

Dhe për këtë arsye, ata nuk i kishin kërkuar paradhënie për makinat që kishte marrë pranë tyre.

Pasi ai u kishte thënë që do të paguante kur të kthente automjetin më datë 13 Korrik 2025.

Duke qenë se automjeti ‘Hyunday’ Santa Fe, nuk u gjet në sallon ditën që hetuesit mbërritën aty, përfaqësi i firmës tha se ky automjet, pasi Petrit Hoxha e kishte dorëzuar, aktualisht i ishte dhënë me qira një shtetasi të huaj, i cili ndodhej në Sarandë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb