Koreja e Veriut lëshoi të paktën dy raketa balistike në Detin Lindor ose Detin e Japonisë. Autoritetet thanë se ky ishte testi i parë i armëve të vitit, një ditë pasi ushtria amerikane kapi presidentin e Venezuelës.
“Ushtria jonë njoftoi lëshimin e një rakete balistike në Detin Lindor nga periferia e Phenianit”, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Nga ana e tij ministri japonez tha se zhvillimi i armëve bërthmaore kërcënon paqen dhe stabilitetin e vendit.
“Zhvillimi i armëve bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja e Veriut kërcënon paqen dhe stabilitetin e vendit tonë dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është absolutisht i patolerueshëm”, tha ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi.
