Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka zbardhur në emisionin “Studio24” detajet e fundit në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit.

Ajo ka zbuluar se sipas grupit hetimor besohet se Ndoci fshihet në Tiranë, ndërsa ai u prit nga një person me automjetin tip “Audi” jashtë ambienteve të spitalit.

Sipas saj, makina me të cilin udhëtonin dy personat është parë nga kamerat e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, duke kaluar Vorën.

Ajo shtoi se policia e Durrësit është njoftuar me vonesë për ngjarjen, duke ngritur dyshime se mund të ketë persona të implikuar në radhët e punonjësve të Burgjeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb