Është mbledhur sot Konferenca ë Kryetarëve, e para për këtë sesion të ri parlamentar.
Në një lidhje live për News24, gazetari Osman Stafa raportoi se kjo është përballja e parë mes demokratëve dhe kryeparlamentarit Niko Pelshi, pasi në distancë kishin lëshuar akuza në drejtim të tij, në lidhje me mosmbledhjen e Këshillit të Mandateve për mandatin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.
Osmani tha se nuk përjashtohen që në këtë mbledhje, ku do të përcaktohet dhe kalendari i ri i punimeve në Kuvend, do të ketë debate.
