“Krimi është institucionalizuar”, kështu u shpreh Monika Kryemadhi gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, duke akuzuar se tashmë vendi ‘ka edhe ministri krimi’.
Gjithashtu gjatë intervistës u shpreh se kryeministri Rama nuk ka qenë pro reformës në drejtësi.
“Nuk mund të fusësh në burg të pafajshëm se do të shkosh në Europë. Mua të fajshme apo të pafajshme më nxjerr gjykata. Por t’i nuk më fut dot në burg, nuk më sekuestron do shtëpinë, nuk më shkel dot të drejtat në parim. Ilir Meta duhet të jetë i barabartë në tavolinë jo në kafaz…Kur je kaq antinjerëzor, pse kush do ma japë drejtësinë mua…Cila drejtësi se po më luan mendsh…! Unë jam viktimë e sistemit që ndërtova vetë. Ne e kemi bërë, për shkak të kompleksit, inferioritetit…Edi Rama nuk e ka dashur reformën në drejtësi, ma ka thënë mua të parën.’, tha ajo.
