Monika Kryemadhi foli gjatë intervistës në “Kjo Javë”.për dosjen e CEZ-DIA, ku e cilësoi procesin të inicuar nga Lulzim Basha i cili finnacoi dhe një shkrim në media për të dobësuar Ilir Metën.

Sipas saj, ka qenë në pritje të ambasadës së Katarit, ku merrte pjesë Basha dhe 2 të tjerë. Berisha i ka thënë Bashës mos e kundërshtoni Altin Dumanin për kryetar të SPAK sepse ne e kemi votuar atë për të qenë kryetar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Monika Kryemadhi: Procesi është inicuar nga Lulzim Basha, u bë një shkrim. Sepse i duhej për të dobësuar Ilir Metën, as kam për të kërkuar azil dhe as do të iki ndonjëherë. I duhej një fuqizim Lulzim Bashës. Dumani  thonte më bëni mua kryeprokuror, do ta arrestoj Metën. Është regjistrimi i Dumanit dhe Ulsi Manjës, në një lokal pas parlamentit.

E kam dëgjuar vetë. Unë e fus në burg, më bëni mua kryeprokuror. Ndaj nuk u zgjodh Altin Dumani kryetar i SPAK, kam qenë në pritje të ambasadës së Katarit, ka qenë Berisha, Basha dhe 2 të tjerë. Berisha i ka thënë Bashës mos e kundërshtoni Altin Dumanin për kryetar të SPAK sepse ne e kemi votuar atë për të qenë kryetar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Berisha e ka votuar atë për tek SPAK..

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb