Monika Kryemadhi nuk është kursyer ndërsa gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, foli për disa nga çështjet për të cilat është penduar gjatë periudhës politike. Ajo u shpreh se gabim i saj ishte vendimi për djegien e mandateve.
Ndërsa në një moment gjatë intervistës në studion, nuk kursehet ndërsa shprehet, “Më fal për shprehjen po, ‘u shkë*dh*e opozita”
“Kam bërë gabim. Po të mos kishim djegur mandate nuk ndryshonte Kodi Zgjedhor dhe ishim në koalicion në 2021. I dogjëm se mendova se do rrinin 24 orë përpara kryeministrisë. Deputetët e PD dhe të mitë ikën të parët…Më fal për shprehjen po u shk*rdh*e opozita…Lul Basha ta qelbi, ta degjeneroi…Dolën qytetarët për rrugën e Kukësit, shkoi tu shit…Kështu erdhi prishja e sistemit. A t’u prish Kodi Zgjedhor. T’i i dhe bombën bërthamore Edi Ramës me votimet Kushtetuese të 30 korrikut në 2019”, tha ajo.
