Një defekt në linjë e OST 110 kv ka lënë pa energji disa zona pa energji në Tiranë.
Deri më tani janë lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj.
Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST e cila po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera.
Njoftimi i OSHEE
Rreth orës 20:30 është staktuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.
Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë.
Institucionet e rëndësisë së vepantë kanë marë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.
Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj.
