Katër persona, përfshirë dy shtetas kinezë janë arrestuar në Francë pas dyshimeve për spiunazh për Kinën.

Zyra e prokurorit të Parisit, njoftoi se departamenti i krimit kibernetik ka hapur një hetim gjyqësor për rastin.

Sipas njoftimit, thuhej se dy shtetasit kinezë kishin hyrë në territorin francez me qëllim mbledhjen e të dhënave satelitore nga rrjeti “Starlink” dhe të dhënave nga subjekte jetësore, veçanërisht ato ushtarake , me qëllim transmetimin e tyre në vendin e tyre të origjinës, përkatësisht Kinën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: