Avokati Ledio Braho, i ftuar në “Studio 24”, deklaroi se, pas rrëzimit të kërkesës së qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, mazhoranca do të ndërhyjë për të ndryshuar Kodin Penal.

Braho tha se ndryshimi lidhet me nenin 242 të Kodit penal që lidhet me mospezullimin e ministrave.

Por rreziku sipas tij është presioni që PS do të bëjë përmes fuqisë së kartonave, kur të plotësohen 2 vendet vakante në GJK.

Kjo sipas tij, rrezikon të çojë në kapjen e Kushtetueses nga mazhoranca.

“GJK ka 9 anëtarë si rregull por prej një viti ka 8 anëtarë dhe ky është dështim i reformës në drejtësi.

Në momentin që Balluku mund të vijojë me kërkesën në gjykatën e apelit, të lartë  dhe ndoshta do ti vijë radha GJK, do të jenë bërë 9 gjyqtarë dhe presioni do të jetë tek emërimi i 2 gjyqtarëve të radhës, sepse janë 2 vakanca të hapura, njëra është e Kuvendit tjetra e Presidentit.

Dhe sërish me forcën e kartonit 2 anëtarët e GJK do të jenë ata që do të japin garanci se do të votojnë pro Ballukut kur ajo të vijojë me ankimin e saj deri në Kushtetuese. Pas kësaj cështje, ajo do të kapet dhe me çështje të tjera”, tha avokat Ledio Braho.

Ledio Braho: Dispozita e mëparshme parashikonte që kur gjyqtarët ndahen në mënyrë të barabartë kërkesa quhet e refuzuar dhe palët mund ta hidhnin sërish në GJK.

Me ndryshimet e bëra, kërkesa quhet e rrëzuar.

Ajo cfarë mund të bëjë mazhoranca është ndërhyrja në kodin e procedurës penale, konkretisht për mospezullimin e ministrave, në nenin 222 të kodit penal.

Kushtetuta nuk e parashikon heqjen e imunitetit, por do të jetë politike. GJK ka 9 anëtarë si rregull por prej një viti ka 8 anëtarë dhe ky është dështim i reformës në drejtësi.

Në momentin që Balluku mund të vijojë me kërkesën në gjykatën e apelit, të lartë  dhe ndoshta do ti vijë radha GJK, do të jenë bërë 9 gjyqtarë dhe presioni do të jetë tek emërimi i 2 gjyqtarëve të radhës, sepse janë 2 vakanca të hapura, njëra është e Kuvendit tjetra e Presidentit.

Dhe sërish me forcën e kartonit 2 anëtarët e GJK do të jenë ata që do të japin garanci se do të votojnë pro Ballukut kur ajo të vijojë me ankimin e saj deri në Kushtetuese. Pas kësaj cështje, ajo do të kapet dhe me çështje të tjera

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb