Mbrëmje kaotike në Estádio do Dragão për supersfidën Porto–Sporting. Të hënën në mbrëmje u zhvilluar sfida mes dy skuadrave që garojnë për titullin kampion në kampionatin portugez, e vlefshme për javë e 21. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, por ajo që ndodhi brenda dhe jashtë fushës e tejkaloi rezultatin sportiv. Porto kaloi në avantazh në minutën e 76 me Fofana dhe dukej pranë fitores, por Sporting barazoi në minutat shtesë me penallti, duke mbajtur të hapur garën për titull. Luis Suarez gaboi nga goditja fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë, por pas devijimit të topit nga portiere vendas, arriti të gjente golin e barazimit, duke ruajtur distancën -4 pikë nga Porto kryesuese.
Pas ndeshjes shpërthyen polemikat. Sporting ka denoncuar një sërë sjelljesh jo sportive: vonesa të qëllimshme në rifillimin e lojës, ndërhyrje të mbledhësve të topave dhe një klimë armiqësore gjatë gjithë takimit. Tensione janë regjistruar edhe pas vërshëllimës finale, ndërsa mediat portugeze flasin për episode të papërshtatshme edhe në zonat e brendshme të stadiumit. Në pjesën e pare loja u ndërpre gjithashtu për disa çaste pas hedhjes së fishekzjarreve dhe tymueseve nga ana e tifozerisë së Portos.
Një mbrëmje e nxehtë dhe e mbushur me polemika, që rrezikon të ketë pasoja disiplinore dhe që konfirmon se rivaliteti mes Porto dhe Sporting mbetet një nga më të zjarrtët në futbollin portugez.
