Një shtetas austriak që u arrestua në 2024 pas dyshimeve se planifikonte të kryente një sulm në koncertin e Taylor Swift, akuzohet për terrorizëm nga Prokuroria e Vjenës.
24-vjeçari akuzohet edhe për vepra të tjera penale. Prokurorët akuzojnë të dyshuarin për përgatitjen e një sasie të vogël të acetonit triperoksid (TATP) dhe përpjekjen për të blerë armë ilegalisht.
Ai u arrestua në gusht 2024, të njëjtin muaj kur koncertet e Taylor Swift u anuluan në minutën e fundit pasi autoritetet austriake njoftuan se kishin penguar një sulm.
Vetëm në Austri, 170,000 njerëz pritej të merrnin pjesë në koncerte. Prokurorët besojnë se 21-vjeçari ishte anëtar i Shtetit Islamik. Nëse dënohet I riu mund të përballet me 20 vite burg.
Sipas mediave ndërkombëtare, dyshohet se ai ishte përfshirë edhe në tentativa të tjera sulmesh jashtë vendit, veçanërisht në Dubai dhe Stamboll.
