Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë, teksa në Prishtinë janë mbajtur festime dhe një paradë ushtarake për të kremtuar ngjarjen.
Megjithatë, nga ana tjetër e kufirit, Beogradi zyrtar nuk ka fshehur zemëratën në lidhje me përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një deklarate zyrtare qeveria serbe ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës 18 vite më parë ishte një “disfatë e madhe”.
Duke e cilësuar këtë akti si një “shpallje e njëanshme e pavarësisë”, Beogradi zyrtar u shpreh se përfaqëson një precedent që mund të rrezikojë interesat e shteteve që përballen me lëvizje separatiste.
Teksa shmanget çdo përgjegjësi për makbritetet e luftës ndaj popullsisë civile në Kosovë, Serbia pretendon se po lufton për interesat e saj jetësore, ndërsa e cilësoi Kosovën si çështja më e rëndësishme kombëtare.
