Jasir Asani protagonist. Sulmuesi kuqezi ka realizuar dopietë me Esteghal, në ndeshjen e Champions të Azisë ndaj Al Hussein. Fillimisht, në minutën e 10-të, ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin në rrjetë.

Goli tjetër i realizuar prej tij, erdhi në minutën e 49-të.  Sulmuesi i kombëtares po luan sezonin e parë me Esteghal dhe paraqitjet e tij me skuadrën iraniane kanë qënë tejet pozitive. Asani synon që të arrijë formën maksimale, në këtë periudhë të rëndësishme të edicionit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb