Xhuljo Tabaku nuk është më pjesë e Vorës. Klubi, së fundmi, ka njoftuar se ka ndarë rrugët me lojtarin.
Njoftimi:
Vora njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Xhuljo Tabaku.
Xhuljo ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë, duke kontribuar me përkushtim, sakrificë dhe shpirt luftarak që nga koha në Kategorinë e Parë e deri te ngjitja historike në Abissnet Superiore. Ai ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë, duke mbrojtur me krenari fanellën e Vorës dhe duke qenë shembull për grupin me karakterin dhe profesionalizmin e tij.
