Kosova feston sot 18 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa ish-krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në gjyq në Hagë.

Në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24, ish-ministri i Rendit Petro Koçi analizoi këto zhvillime, duke sjellë në vëmendje momente nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe rëndësinë e atij momenti.

I ndalur tek Gjyqi Në Hagë, Petro Koçi tha se aktakuza ishte qartazi e bazuar nga bashkëpunimi i turpshëm i Prokurorisë me shtetin serb.

“Kosova është shteti i vetëm që ka lindur në maternitetin euroatlantik. Nëna është Shqipëria ose shqiptaria. Kjo arritje është pjesë e një projekti euroatlantik. Nuk ka qenë një gjë që është e përcaktuar nga një proces i shkurtër, por afatgjatë. Organizimin i UCK ka filluar para viteve ’90. Realizimi institucional ka qenë data kur u shpall pavarësia. Një mirënjohje  e madhe e të gjithë atyre që derdhën gjak për pavarësinë, por edhe aleatëve. Toni Blair ka rëndësi të veçantë dhe patjetër  dhe anëtarë të NATO-s.

Ne duhet ta pranojmë që aktakuza, është e bazuar nga bashkëpunimi i ngushtë dhe i paturpshëm i kësaj prokurorie me shtetin serb. Sigurisht historia fillon me rezolutën e propozuar në Dicky Marty. Një akuzë e rëndomtë por e mirë kalkuluar nga Ruso Serbia…Por sot i gjithë procesi ishte përpjekje për të njollosur Kosovën dhe sidomos UÇK dhe duke e krahasuar më pas me atë që kanë bërë serbët në Kosovë, duket si një poshtërsi politike”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: