Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, i ftuar në “Studio 24” përmendi 2 momentet kur Prishtina zyrtare mund të kishte ndërhyrë për të shmangur procesin e Hagës ku 4 udhëheqësit e UÇK-së rrezikojnë të dënohen për akuzën e “krimeve të luftës”.

“Dy momente janë që institucionet e Kosovës mund të kishin ndërhyrë E para kur u artikulua akuza për trafik organesh dhe ra nga gjykata, në atë moment Parlamenti i Kosovës mund të rinegocionte paketën e këtij ndryshimi kushtetues jo duke kërkuar zhbërjen e gjykatës por duke kërkuar një amendim që për krime të pretenduara individuale, institucionet e Kosovës ishin të mjaftueshme për ta vetëadresuar.

Por u mor me pak mendjelehtësi. Ka qenë një periudhë kur lidershipi ishte shumë pranë korridoreve të Brukselit. Këta tentuan por me shumë vonesë”, tha Çejku.

Arben Çejku: Nuk ka qenë qëllimi nga SHBA dhe BE për ta goditur shtetësinë e Kosovës. Madje dhe reagimet e Rubin, zyrtarit amerikan ishte në dy mbrojtje, legjitimitetin e vetëmbrojtjes përmes UÇK dhe mbrojtën ndërhyrjen amerikane. Pasi kjo gjykatë e Hagës, indirect po ngrinte aktakuzë politike dhe diplomatike ndaj ndërhyrjes amerikane me bashkëautorë që kishin kryer krime kundër njerëzimit.

Dhe James Rubin tha se jam konsultuar me DASH para se të vij për dëshminë këtu. Pra e kishin kuptuar se ishte në lojë dhe reputacioni i tyre.

Dy momente janë që institucionet e Kosovës mund të kishin ndërhyrë

E para kur u artikulua akuza për trafik organesh dhe ra nga gjykata, në atë moment Parlamenti i Kosovës mund të rinegocionte paketën e këtij ndryshimi kushtetues jo duke kërkuar zhbërjen e gjykatës por duke kërkuar një amendim që për krime të pretenduara individuale, institucionet e Kosovës ishin të mjaftueshme për ta vetëadresuar.

Por u mor me pak mendjelehtësi. Ka qenë një periudhë kur lidershipi ishte shumë pranë korridoreve të Brukselit. Këta tentuan por me shumë vonesë.

2 letra bëri ish-kryeministri dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ku kërkonte mbylljen e gjykatës

Dhe tjetra tentuan të mbledhin firma duke kërkuar përmes Kuvendit që të fshinte këtë gjykatë.

Nuk kërkuan amendim por kërkuan ta zhbëjnë gjykatën.

Dhe ambasadori amerikan shkoi në Kuvend dhe thanë nuk bëhet.

Mos harrojmë UNMIK-un ku ka patur struktura dashakeqëse për Kosovën që janë ushqyer nga njerëz të caktuar në Kosovë.

Ka patur shkopinj nën rrota për ta penguar. Kemi treguar qasje mediokre, i kemi kushtuar vëmendje fjalimeve politike, përdorimi politik i kësaj kauze nuk i ka ndihmuar ata në Hagë.

Ata janë lutur për mbështetje të avokatëve. Ka patur një lloj moskokëcarje. Si ka mundësi kur u artikulua aktakuza për krime lufte. Nuk ndërhyhet në procedurë tani. Nuk e di si do jetë vendimi në shkallën e parë. Nëse e kanë seriozisht të gjithë faktorët, të përgatiten për Apelim.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb