Sporti shqiptar i MMA-së shënon një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Pas kontributit në organizimet ballkanike dhe Kampionatin Botëror 2023, Arjan Rizaj, presidenti i MMA-së, zgjidhet në drejtimin europian dhe botëror të MMA-së:
-Anëtar i Bordit në Federatën Europiane të MMA-së
-Drejtor në Bordin e IMMAF (International Mixed Martial Arts Federation)
Zgjedhja u bë me aklamacion nga vendet anëtare, duke reflektuar vlerësimin ndërkombëtar për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij në zhvillimin e MMA-së në rajon dhe më gjerë.
Ky zhvillim përbën një moment historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë vendi ynë përfaqësohet në strukturat më të larta drejtuese europiane dhe botërore të këtij sporti.
