Spitali amerikan vazhdon partneritetin me ambasadën britanike në Shqipëri edhe për tri vitet e ardhshme.
Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Spitali Amerikan vlerëson bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë për Chevening Scholarship.
Ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Reagimi i plotë:
Jemi krenarë të vazhdojmë partneritetin tonë me Ambasadën Britanike në Shqipëri, duke mbështetur Chevening Scholarship edhe për 3 vitet e ardhshme.
Gjatë viteve të fundit, ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
Ne besojmë fuqishëm në edukimin, mundësitë dhe investimin tek brezat e rinj.
Faleminderit për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Presim me entuziazëm kapitullin e radhës të këtij bashkëpunimi.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
