Newcastle ka triumfuar 1-6 ndaj Qarabag, në ndeshjen e parë të Play Off të Champions. Anglezët vendosën takimin në “shinat” e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar 5 herë. Gordon shënoi 4 gola, ndërsa la gjurmë edhe Thiaw.
Newcastle nuk u ndal as në pjesën e dytë dhe “tundi rrjetën” me Murphy. Goli i nderit për Qarabag mban firmën e Elvin Cafarquliyev. Ndeshja e kthimit luhet me 24 shkurt.
