Ish-Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi deklaroi se nisma e mazhorancës për ndryshimet ligjore është një emergjencë për të mbrojtur ministrat, por gjithashtu theksoi se e sheh edhe si një presion ndaj drejtësisë.

Gjatë intervistës në emisionin “Oponencë”, në News24,  nënvizoi se një gjyqtar që është i përgjuar është një gjyqtar i shantazhuar dhe se nuk mund të japë drejtësi.

“Një gjyqtar i përgjuar është një gjyqtar i shantazhuar. Dhe një gjyqtar që është i shantazhuar nuk mund të japë drejtësi dhe ky është një nga problemet që duhet të zgjidhet. Neni 242 nuk ndalon pezullimin e ministrave nëse dyshohen për kryerjen e veprave penale. Ajo që po përpiqet qeveria është ta ndryshojë dhe ti krijojë një mbrojtje ministrave që në rast se dyshohet vepër penale ata të mos pezullohen të vijojnë punën. Por kjo nuk e zhbën faktin që mund të kërkohet masa e me burg apo e arrestit të shtëpisë. Në të gjithë pellgun e Europës Lindore, sa herë që drejtësia godet opozitën në të gjitha vendet, drejtësia është shumë e mirë. Por në momentin që i afrohet qeverisë, atëherë ndërhyn , drejtësia është e çmendur, ka minj hiena. Por kjo është e gjitha. Ky ndryshim është emergjencë që synon të zgjidhë një problem dhe kjo paketë që është propozuar nuk e zgjidh problemin që do të zgjidhë qeveria. Por po është një përpjekje për t’i bërë presion drejtësisë”, tha ai.

Gjithashtu u shpreh: “Kushtetua e miratuar në vitin ’98 është miratuar në një mjedis krejt të ndryshëm nga ai që jemi sot. Jo vetëm në Shqipëri…Për imunitetin i fundit është bërë para 14 vitesh dhe për reformën në drejtësi para 10 vitesh. Por në 2016 ajo që u bë, nuk ka sjellë pritshmëritë që kanë kërkuar qytetarët. Kjo që vjen tani në mënyrë emergjente nuk është në funksion të qytetarëve, por vetëm në funksion të saj,. Sa herë qeveria bën ligje që do të mbrojë vetën, nuk janë ligje të mira”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb