Lëkurë e qelqtë dhe tipare perfekte. Shpesh diskutohet në lidhje me standardin e bukurisë së reklamuar online nga mediat sociale dhe rregullimet e fotove dhe videove me programe specifike, të cilat krijojnë iluzionin e një realiteti që nuk ekziston.

Por një problem me filtrin gjatë një lidhjeje live me fasat, i ka krijuar goxha probleme një content creator nga Kina. Filtri i bukurisë u fik papritur, duke zbuluar pamjen e saj natyrale.

Pas defektit të filtrit, transmetuesja pa një rënie rekord të numrit të ndjekësve të saj dhe thuhet se humbi rreth 140,000 ndjekës në një periudhë të shkurtër kohore.

Transmetuesja po bisedonte me ndjekësit e saj dhe po luante muzikë kur filtri u zhduk papritur, duke zbuluar pamjen e saj të vërtetë në ekran. Videoja u bë virale, duke shkaktuar një sërë reagimesh.

“Ajo është e bukur dhe pa filtër. Pse përdori një filtër?” shkroi një përdorues i Instagram-it.
Ndërkohë që një tjetër ka shkaktuar: Ajo duhet të arrestohet dhe të burgoset për reklamim të rremë. Një shoqëri e pllakosur nga kanceri i bukurisë së jashtme. Çfarë tjetër mund të presësh?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb