Në kohën kur në Milano diskutohej rinovimi i kontratës, Cristian Chivu dhe Interi i tij morën një goditje të fortë nga Bodo/Glimt, pësuan një humbje 3-1 që vendos në dyshim të fortë ecurinë e tyre në Champions League. Pavarësisht kësaj disfate në Norvegji, Chivu beson se Inter mund të përmbys rezultatin:

“Ekipi e provoi, kishte dhe një sjellje të mirë për 90 minuta, pavarësisht kushteve të fushës. Ky nuk është një justifikim, por Bodo e njeh shumë mirë këtë fushë, plus janë një ekip më cilësi. Pavarësisht rezultatit, kualifikimi mbetet ende i hapur. Do ta luajmë deri në fund në ‘San Siro’.

Dëmtimi i Martinez? U dëmtua keq, beson se nuk do ta kemi në dispozicion për një kohë të gjatë. Fusha me bar sintetik është një problem, jo vetëm Martinez, besoj se kemi edhe ‘viktima’ të tjera, edhe disa lojtarë të tjerë shfaqën probleme fizike, të shohim, do të bëjmë llogaritë”, u shpreh Chivu.

Në fund, trajneri i Inter bëri dhe një koment të shkurtër në lidhje me hapin fals të Milan në Serie A: “E gjithë vëmendja jonë është te sfida me Lecce-n, nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Chivu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb