Teksa Xhamia e Namazgjasë është rrethuar nga përplasjet e policisë me protestuesit, besimtarët brenda saj janë përballu me gazin lotsjellës që është hedhur në sasi të konsiderueshme.

Në anën e kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit ka vijuar shkëmbimi mes policisë dhe protestuesve, ndërsa vijojnë të hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës e ujë me presion.

Nga ana tjetër besimtarët brenda xhamisë kanë dalë me vrap duke ndërprerë ritet fetare pas situatës së vështirë të krijuar nga gazi lotsjellës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb