Pedagogu Afrim Osmani, komentoi protestën e djeshme të opozitës para Kryeministrisë, duke theksuar se nisja e tubimit ishte pozitive, por mungesa e strategjisë dhe alternativave ndikoi në rrjedhën e ngjarjeve.
Ai tha për emisionin ‘News24 Fundjavë’ të moderatores Megi Latifi, se nuk dëgjoi gjatë fjalimeve politike një alternativë.
“Protesta nisi shumë mirë. Isha dje pjesë e protestës. Nuk shoh dhe nuk dëgjoj alternativa. Do të doja të shikoja që para se të nisnin molotovët, të kishte më shumë fjalime. Opozita duhet të qëndronte në shesh. Munguan alternativat.” tha Osmani.
Ai nënvizoi se përveç energjisë së protestuesve, rëndësi kishte edhe organizimi dhe prezantimi i një platforme të qartë për qytetarët, për të shmangur tensionet dhe përplasje të panevojshme me policinë.
