Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore ruse gjatë natës në rajonet e Zaporizhia dhe Odesa.

Në rajonin e Odesës, dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur një dron rus goditi një kamion, duke shkaktuar zjarr, sipas shërbimeve ukrainase të emergjencës. Gjatë natës, Rusia kreu një sulm të madh me dronë të tipit Geran-2 në portin e Chornomorsk. Sipas raportimeve, u përdorën të paktën 28 dronë, shumica e të cilëve goditën objektivat e tyre, megjithëse ende nuk ka një koment zyrtar për bilancin e plotë të dëmeve.

Në Zaporizhia, një 33-vjeçar u vra në një sulm me dronë që goditi një zonë industriale, ndërsa një 45-vjeçar mbeti i plagosur. Kreu i administratës ushtarake rajonale, Ivan Fedorov, deklaroi se infrastruktura industriale pësoi dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kharkiv raportoi gjithashtu një sulm me raketa ndaj qytetit.

Të shtunën në mbrëmje, forcat ruse nisën një sulm në shkallë të gjerë me 50 raketa dhe qindra dronë që synuan kryeqytetin Kiev, duke vrarë një person.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb