Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se të enjten do të takohet me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ditë më parë, u bënë katër vite nga nisja e agresionit rus. Ndonëse takimet kanë vijuar, palët nuk kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Nga ana tjetër BE vazhdon të njoftojë sanksione kundër Rusisë. Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen  në Kiev deklaroi: “Kredia u miratua nga 27 krerë shtetesh dhe qeverish në Këshillin Evropian, ata e kanë dhënë fjalën e tyre. Kjo fjalë nuk mund të ndryshohet, kështu që ne do ta përmbushim kredinë në një mënyrë ose në një tjetër”, shtoi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: