KOSOVË- Zëvendëskryeministri i parë, e kryediplomati kosovar, Glauk Konjuca në konferencën e mbajtur këtë të mërkurë me ministren e Jashtme Elisa Spiropali, ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha kohërat.

Konjufca është shprehur i bindur se koordinimi mes dy shteteve do të fuqizojë përpjekjen e Kosovës për anëtarësim edhe në Këshillin e Evropës, edhe për përafrimin dhe anëtarësimin drejt NATO-s dhe në organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

“E falënderova Spiropalin si gjithnjë për mbështetjen e deritashme që Republika e Shqipërisë ia ka ofruar Republikës së Kosovës dhe shtetndërtimit tonë, por edhe përfaqësimit të interesit tonë në arenën ndërkombëtare dhe përpjekjet për anëtarësimet tona në organizata të rëndësishme. Jam i bindur se  koordinimi ynë do ta fuqizojë përpjekjen e Kosovës për anëtarësim edhe në Këshillin e Evropës edhe për përafrimin tonë dhe anëtarësimin tonë drejt NATO-s dhe në organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb