Dy alpinistë kanë humbur jetën pasi u goditën nga një ortek në zonën malore Valdidentro të Italisë veriore, në rajonin e Lombardisë.

Sipas informacioneve viktimat janë rreth mosha 20 dhe 30 vjeç. Ndonëse ekipet zjarrfikëse, dhe policia u angazhuan menjëherë për t’u ardhur në ndihmë, ishte e pamundur që të rinjtë të shpëtonin.

Dy helikopterë, u angazhuan menjëherë për të mbërritur në vendngjarje, por mjekët konfirmuan se dy alpinistët ndërruan jetën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: