Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale për ndryshimet në qeveri, të firmosura një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes maratonë të grupit parlamentar socialist.
Berisha shprehet me ironi se “Lubia dështoi, por polli tre ministra”, duke iu referuar shkarkimit të saj nga funksioni i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe emërimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar.
Si zv/kryeministre u emërua Albana Koçiu, ndërsa ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, shkon administratori aktual i OSHEE, Enea Karakaçi.
POSTIMI I PLOTË
“U mbars mali e polli një mi!”
Dështoi Lubia, polli 3 ministra! E vërteta!
Shprehja e ditës!
Miq, ju lutem pranojeni për shprehje dite!

