Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku foli në lidhje me ndryshimet e fundit të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama në qeveri, ku u ndal në vendimin për shkarkimin e Belinda ballukut nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ai u shpreh se shkarkimi ishte e vetmja zgjidhje që i kishte mbetur kreut të qeverisë, i cili sipas tij i dha kohë sa mundi Ballukut.
Hoxha shtoi gjithashtu se ekziston mundësia që ndaj Ballukut të rëndohen akuzat nga ana e SPAK, kjo pasi në 16 mijë faqe dosje, mund të ketë të dhëna që rëndojnë pozitën e saj para drejtësisë.
“Në dhjetor të kam thënë që Rama do ta riformatojë qeverinë, kjo është zgjidhja për Ballukun. Por nuk kishte shpëtim, Balluku ishte e ezauruar.
Nga fusni i tetorit e deri sot, çështja Balluku ka ardhur duke u rënduar për shkak të qëndrimeve politike. Kam qenë i bindur që Balluku nuk kishte shpëtim, nuk shihja zgjidhje tjetër për të. Ajo që nuk më pëlqeu është që SPAK zgjodhi një rrugë tjetër, nuk shkoi direkt në Kuvend.
Aktualisht për nivelin e asaj që është publikuar në media, debatit politik, debati në GJK, niveli i akuzave është minimal. Në fillim nisi vetëm për shkelje e barazisë në tendera, pastaj për tunelin e Llogarasë, pastaj dolën lotet e Unazës së Madhe. Nuk i pengon asgjë prokurorët që të rëndojnë akuzat sepse janë 16 mijë faqe, akoma nuk ka një akuzë për korrupsion. Nga dosja Balluku kanë dalë shumë pak gjëra.
Rama i dha mundësi sa mundi Ballukut, nuk kishte më mundësi veç largimit.
Sot niveli i akuzave ndaj Ballukut, i fakteve dhe skandaleve të publikuara, është shumë më i madh se akuza”, tha ai.
