“Berisha duhet të kuptonte se kur ishte koha kur u bë boll”, kështu u shpreh Enkelejd Alibeaj, gjatë një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në “News24”. Alibeaj u shpreh se Partia Demokratike nuk ishte në situatën që duhej dhe se demokratët, po përballeshin me zvarritje të tëra. Ai kujtoi edhe non gratën e Berishës duke shtuar se problemin e tij e çoi në parti.

“Unë kam besuar, ta them edhe këtë, kam besuar tek aftësia e tij që do të vinte kapaciteti i tij, interesi, po të doni ju edhe publik, që do të vinte një moment që ai do ta kuptonte faktin që boll është boll për këdo, edhe për atë. Dhe se përkundrejt, nga njëra anë vuajtjes, dhimbjes, diskriminimit që i ndodhte mbështetësve të Partisë Demokratike, nga njëra anë, dhe faktit që po ngrihej gjithmonë e më tepër një sistem i përngjasuar me një regjim, ai do të kishte aftësinë që të bënte daljen e vet si një akt, dhe ja kam thënë këtë edhe në mbledhje grupi, edhe u kujtova, do të ishte një akt që do ta nderonte atë në sytë e demokratëve shumë më tepër se çfarëdolloj njolle që mund t’i vinte për shkak të diskretitimit si non grata. Ja kam thënë në sytë e deputetëve në atë kohë, janë aktualisht një pjesë dëshmitarë, që do të ishte akti i vetëm final që do t’i jepte nder dhe respekt në sytë e demokratëve. Nuk e bëri.

Dhe është këtu ku është. Unë e kam njohur si një personazh politik vërtet me rëndësi në historinë e Partisë Demokratike, edhe të Shqipërisë. Deri në kohën kur kam qenë bashkë me të, kam menduar që midis pozitives dhe negatives, pozitivja ishte ajo e cila mbizotëronte. Historia mbas dy mijë e një e njëshit, me sa duket, i vuri një kapak të zi për mua të gjithë karrierës së vet politike”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: