Një arsye në dukje e parëndësishme ka rezultuar fatale në Lutraqi, ku një 17-vjeçar me origjinë nga Berati humbi jetën dhe një 19-vjeçar mbeti i plagosur pas një përplasjeje të dhunshme mes të rinjsh. Sipas informacioneve paraprake, gjithçka nisi nga një dëmtim i dyshuar i një motoçiklete. I riu i akuzuar për sulmin dyshohet se u takua me një 19-vjeçar, mik i 17-vjeçarit . Aleks Vangjeli, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Me ta ndodheshin edhe tre të rinj të tjerë.

Grupi u nis me makinë drejt një zone të izoluar që lidh Unazën e Lutrakut me Manastiri i Shenjtë i Shën Patapiut. Aty, përplasja verbale degjeneroi shpejt në dhunë fizike. Sipas të njëjtave burime, autori i dyshuar nxori një mjet prerës dhe goditi fillimisht 19-vjeçarin, duke e plagosur disa herë në anën e djathtë të kraharorit. Gjatë përpjekjes së të tjerëve për ta çarmatosur, 17-vjeçari u godit në anën e majtë të gjoksit, ndërsa një tjetër i ri pësoi plagë të lehta në dorë.

Pas sulmit, autori u largua nga vendi i ngjarjes. Dy prej të rinjve transportuan 19-vjeçarin në Spitali i Përgjithshëm i Korinthit për ndihmë mjekësore. 17-vjeçari u gjet disa orë më vonë nga vëllai i tij, i shtrirë në rrugën që të çon drejt manastirit. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij, duke zhytur familjen dhe komunitetin në zi.

Autoritetet policore, pas hetimeve të koordinuara, arritën të identifikojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të premten pasdite. Çështja tashmë i ka kaluar drejtësisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: