Policia e Velipojës ka ndaluar një 51-vjeçar, të akuzuar për shkatërrim të pronës dhe plagosje të rëndë me dashje.

Sipas autoriteteve shtetasi N. M. së bashku me persona të tjerë ka organizuar protestën në fshatin Rrjoll, ku banorët e zonës shprehen se po u merren banesat për të ndërtuar një resort turistik.

Sipas njoftimit të policisë 51-vjeçari së bashku me të tjerë ka goditur punonjësit e kompanisë private të sigurisë dhe kanë shkatërruar makineri të firmës që kryen punimet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë ndaluan shtetasin N. M., 51 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 28.02.2026, në fshatin Rrjoll, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, banorë të zonës, kanë organizuar protestë për pengimin e punimeve që po kryhen nga një firmë ndërtimi.

Gjatë protestës, ata kanë goditur punonjësit e kompanisë së sigurisë private, njëri nga të cilët është dëmtuar rëndë, si dhe kanë shkatërruar makineri të firmës që po kryen punimet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb