Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në 3 shtator në zonën e Orikumit, ku pronari i një resorti në Vlorë ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur.

“News24″ ka siguruar pamjet nga brenda ambientit të resortit.

Nga pamjet shihen edhe lëvizjet e personave, të cilët futen në ambientet e hotelit, disa prej të cilëve me armë.

Ndërsa bisedojnë në një tavolinë, dhe disa persona të tjerë duket se ruajnë në distancë. Pas një kohe të shkurtër shihen edhe diskutimet dhe më pas lëvizin nga ambientet e hotelit.

  • foto galeri

Kujtojmë se një grup prej më shumë se 10 personash dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme.

Sipas informacioneve, personat kanë kërcënuar fillimisht pronarin me fjalë, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar dhe dyshohet se janë përdorur edhe armë.

Autorët i kanë kërkuar pronarit të hotelit shumën prej 5 milionë eurosh. Gjatë përplasjes mes palëve ka pasur edhe konflikt fizik, ndërsa grupi është larguar me shpejtësi nga ambientet e hotelit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb