“News24” ka siguruar pamjet të reja, nga ngjarja e ndodhur në Orikum, ku pronari i një resorti në Vlorë denoncoi se është kërcënuar nga persona të armatosur.
Në pamjet e reja shihet edhe momenti kur persona të armatosur të cilët ishin futur në ambientet e hotelit, pas disa minutash dalin menjëherë dhe largohen me automjetet e parkuara para ambienteve të resortit.
Kujtojmë se një grup prej më shumë se 10 personash dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme.
Sipas informacioneve, personat kanë kërcënuar fillimisht pronarin me fjalë, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar dhe dyshohet se janë përdorur edhe armë.
Autorët i kanë kërkuar pronarit të hotelit shumën prej 5 milionë eurosh. Gjatë përplasjes mes palëve ka pasur edhe konflikt fizik, ndërsa grupi është larguar me shpejtësi nga ambientet e hotelit.
