Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato nga tryeza për Reformën Zgjedhore nënvizoi nevojën e dialogut politik mes palëve.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se reforma zgjedhore është nevojë demokratike për votuesit dhe besimin e tyre te partitë politike.

“Kur u takova me dy bashkëkryetarët kohët e fundit, u inkurajova nga qasja konstruktive e tyre. Në kontekstin aktual politik, fryma e dialogut për këtë reformë, është thelbësore. Reforma duhet të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve, dhe standardin e ndërkombëtarëve. Interesimi për këtë çështje vjen në kohë kritike, pasi lidhet me integrimin. Kjo çështje është kyçe për Shqipërinë. Ndaj, kemi këtë kohë apo afat dhe trysni për komisionin. Reforma zgjedhore është nevojë demokratike. Besimi në zgjedhje është me shumë rëndësi. Qytetarët duhet të kenë besim te zgjedhjet. Kur burimet e financimit janë të paqarta dhe mbikëqyrja është e dobët, besimi te këto institucione është i minuar.”, pohoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb