Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në “Studio 24” u shpreh se në SPAK janë 11 dosje për ish-zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Alibeaj tha se Balluku është në cilësinë e të pandehurës për një çështje, është person në hetim për 7 çështje të tjera dhe janë edhe 3 çështje të tjera që janë në hetim nga SPAK që rrjedhin prej ministrisë që Balluku ka drejtuar.
“Nuk mund ta merrte menjëherë masën ekstreme SPAK. Në varësi të numrit të dosjeve shtohen dhe masat.
Por ka ndodhur dhe një gjë tjetër që gjatë kësaj kohe, që përvec dyshimit të arsyeshëm për një vepër penale, njerëz të afërt me Ballukun kanë intimiduar dëshmitarët dhe vetëm nga ai moment ka lindur nevoja për heqjen e imunitetit”, tha Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj: Në dijeninë time janë 11 dosje të SPAK për Belinda Ballukun. Ajo është në cilësinë e të pandehurës për një çështje, është person në hetim për 7 çështje të tjera dhe janë edhe 3 çështje të tjera që janë në hetim nga SPAK që rrjedhin prej ministrisë që Balluku ka drejtuar.
Nuk mund ta merrte menjëherë masën ekstreme SPAK. Në varësi të numrit të dosjeve shtohen dhe masat.
Por ka ndodhur dhe një gjë tjetër që gjatë kësaj kohe, që përvec dyshimit të arsyeshëm për një vepër penale, njerëz të afërt me Ballukun kanë intimiduar dëshmitarët dhe vetëm nga ai moment ka lindur nevoja për heqjen e imunitetit.
Nga kjo përplasje mes SPAK dhe politikës, ka fituar drejtësia.
