Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ralf Gjoni analizoi konfliktin në Lindjen e Mesme, sulmet izraelite dhe të SHBA ndaj Iranit.
Në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24, Ralf Gjoni tha se Izraeli është në të drejtën e tij për t’u vetëmbrojtur.
Gjithashtu ai theksoi se grupet si Hamas, Hezbollah dhe rebelët Houthi kanë shkaktuar pasoja të mëdha dhe se duhet të ishin shkatërruar njëherë e mirë.
“Izraeli është në të drejtën e tij për tu vetëmbrojtur. Është gjë shumë e mirë nëse zhduket Hamas, Hezbollah, dhe rebelët Houthi. Sepse janë të gjithë të paguar nga Irani. Pra Izraeli është në të drejtën e vet të vetëmbrohet”, tha ai.
