Ralf Gjoni, ish-këshilltari diplomatik i Kuvendit në vitet 2012-2013, kur parlamenti drejtohej nga Ilir Meta, ka kujtuar periudhën kur diskutohej për prurjen në Shqipëri të një grupi të opozitës iraniane, të njohur si muxhahedinë.
Gjoni tha se bisedat filluan që në vitin 2012, ka patur disa takime dhe tensione të brendshme në kabinet mes Ramës dhe Metës, sepse nuk ishte e lehtë të merrje një numër kaq të lartë personash të opozitës iraniane dhe të futeshe në konflikt me Iranin..
“Kur isha këshilltar diplomatik në Kuvend, kemi patur eksponentë perëndimorë jo vetëm amerikanë por dhe norvegjezë, spanjollë që vinin dhe lobonin që Shqipëria të rriste kapacitetin e muxhahedinëve. Unë kam qenë kundër, sepse nuk doja të krijonim një vatër konflikti me Iranin”, tha Ralf Gjoni.
Ralf Gjoni: Kam patur kontakte me përfaqësues të muxhahedinëve kur isha këshilltar diplomatik në Kuvend, kemi patur eksponentë perëndimorë jo vetëm amerikanë por dhe norvegjezë, spanjollë që vinin dhe lobonin që Shqipëria të rriste kapacitetin e muxhahedinëve.
Bisedat filluan që në vitin 2012, ka patur disa takime dhe tensione të brendshme në kabinet mes Ramës dhe Metës. Sepse nuk ishte e lehtë të merrje një numër kaq të lartë personash të opozitës iraniane dhe të futeshe në konflikt me Iranin.
Ish-deputetët me të cilët kam patur takime ma kanë konfirmuar se vendet e tyre nuk donin të futeshin në konflikt me Iranin.
Unë nuk kam qenë dakord që të merrnim opozitarët iranianë dhe të krijonim vatër konflikti me Iranin. Por presioni amerikan ka qenë i madh.
Muxhahedinët kanë shumë para. Më kanë ftuar në Paris, shumë eksponentë politikë kanë marrë pjesë.
