Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Kaliforni, sipas njoftimeve nga autoritetet lokale.
Sipas policisë, artistja 42-vjeçare u ndalua rreth orës 21:28 në Ventura County, pasi dyshohet se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Pas shoqërimit në komisariat dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, Spears u lirua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 06:07.

Autoritetet kanë bërë të ditur se këngëtarja pritet të përballet me drejtësinë lidhur me këtë çështje, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar të mbahet më 4 maj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb